Autoritetet amerikane konfirmuan se nëntë persona janë gjendur në bord gjatë aksidentit fatal të Kobe Bryant. Përveç Kobe Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare Gianna, në bord kanë qenë edhe bashkëlojtarja e Gianna, prindi i saj dhe piloti.
Kryebashkiakja e Kosta Mesa, Katrina Foley, konfirmoi identitetin e një prej viktimave të tjera në rrëzimin e helikopterit, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha.
Trajnerja e basketbollit për vajza (që punonte në Akademinë Mamba), Christina Mauser, e cila është martuar me këngëtarin e Tijuana Dogs, Matt Mauser, ka ndërruar jetë. Matt (burri i saj) gjithashtu konfirmoi vetë lajmin.