Identifikohet vatra e parë me gripin e shpezëve në qarkun e Elbasanit, groposen të gjitha pulat

20

Shërbimi veterinar identifikoi një fermë me 180 pula të prekura nga gripi i shpendëve në bashkinë e Peqinit.

Kjo është vatra e parë në këtë qark dhe të gjitha pulat e fermës janë asgjësuar nga Shërbimi Veterinar.

Zona është dezinfektuar, por megjithatë Shërbimi veterinar bën thirrje për kujdes, njofton ATSH.

“Është shfaqur në bashkin Peqin. Shërbimi veterinar pas identifikimit të fermës, ka asgjësuar 180 krerë pulash si dhe ka dezinfektuar vendin”, deklaroi në një prononcim në medie Fatmir Ozuni, përfaqësues i shërbimit veterinar në Elbasan.

Në mënyrë kategorike fermerët e kanë të ndaluar të nxjerrin shpendët në treg dhe në rast identifikimi merren masa.

“Nuk paraqet rrezikshmëri, por ju bëj thirrje fermerëve të jenë të kujdesshëm, të mos dalin në treg për të shitur shpendët e tyre”, theksoi ai.

Ndërkohë shpendët për tregtim lejohet të dërgohen në thertore të shoqëruara me certifikatën shëndetësore.