Pas hetimit në vendin e ngjarjes ku një taksist u gjet i vdekur, gazeta KOHA merr vesh se nuk bëhet fjalë për vrasje, në trupin e tij nuk janë parë shenja dhuna, ashtu sikurse edhe në automjetin e tij. Megjithatë, informata zyrtare pritet të ketë nesër, kur do të publikohen rezultatet e obduksionit ndaj të ndjerit.
Bëhet fjalë për personin M.P. (1961). Ndryshe, kjo është vdekja e pestë këtë javë. Dje, u gjet trupi i vdekur i një vajze rreyh të 30-ave, ndërsa të enjen një 29-vjeçar kishte vdekur mbi fshatin Nerez në Shkup. (koha.mk)