Personi i dyshuar për sulmin në Las Vegas është identifikuar si Stiven Pedok 64-vjeçar nga Nevada. Policia e qëlloi në një dhomë në katin e 32-të të hotelit Mendelej Bej, prej ku i vrau të paktën 50 persona dhe i plagosi mbi 200. Policia është në kërkim të shoqërueses së tij Marli Danli. Gruaja, tani për tani nuk është e dyshuar, por policisë i duhet për ta marrë në pyetje. Ajo është aziatike, e gjatë 150 cm dhe me peshë rreth 50 kilogram.