Shkup, 2 prill – Në rrjetet social gjatë ditës së enjte u shpërnda një video në të cilën shihen se dy ri brutalisht rrahin një vajzë dhe në të njëjtën kohë e incizojnë me celularë. Vajza i lut që të ndalen, dhe se i ka gënjyer se është shtatzënë. Për shkak të mbrojtjes së privatësisë dhe integritetit të vajzës, KOHA nuk do ta shpërndanë videon.
Zëvendës ministrja plotësuese për punë të brendshme, Sllavjanka Petrovska ka deklaruar se dhunuesit tanimë janë identifikuar dhe paralajmëroi sanksione të ashpra. “Në rrjetet sociale po përhapet video me përmbajtje tronditëse, e që përmban elemente të dhunës. Ju njoftojmë se personat që dhunuan vajzën janë identifikuar. Byroja për siguri publike po merret me rastin. Po ashtu me këtë rast merret edhe Qendra për punë sociale. Sanksione më të ashpra për një sjellje të tillë jonjerëzore”, ka deklaruar Petrovska, përcjell Koha.mk
Ndëekohë, Prokuroria Themelore në Shtip ka hapur rast nga denoncimet, pasi në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se si dy meshkuj rrahin brutalisht një vajzë.
Mësohet se policia tashmë ka arrestuar dy personat nga Shtipi. Bëhet fjalë për personat S.A. dhe P.R. Në videon që është publikuar në rrjetet sociale shihet se si dy meshkujt dhunojnë, shkelmojnë dhe fyejnë vajzën nga Shtipi. Sipas nenit 386 alinea 1 të Kodit Penal, dhunuesit mund të dënohen prej tre muaj deri në tre vjet burg. (koha.mk)