Ministria e Punëve të Brendshme ka intensifikuar identifikimin e personave që mbrëmjen e 27 prillit, sulmuan deputetët e Parlamentit të Maqedonisë. Gazeta KOHA merr vesh se vetëm dy ditët e fundit, janë lëshuar fletë-arreste për 25 persona, për të cilët MPB tashmë ka siguruar dëshmi se janë pjesë e huliganëve që rrahën deputetët dhe hynë dhunshëm në Parlamentin e Maqedonisë. Identifikimi i personave tjerë vazhdon, ndërkohë që ditëve në vijim pritet fletë-arreste tjera. (koha.mk)