Fitore e merituar, një rrugëtim i jashtëzakonshëm nga vera e kaluar në pranverën e këtij viti. Çelsi i Antonio Kontes u shpall kampion i Anglisë dhe mënyrat për ta festuar këtë gjë janë nga më të larmishmet. Unike dhe shumë ide brilante ishte ajo e mbrojtësit brazilian, David Luiz, i cili ka shpenzuar për shumë se një milion euro për t’u dhuruar shokëve të skuadrës, trajnerit dhe presidentit Abramoviç çelësa makinash. Nëse mendoni se bëhet fjalë për çelësa si ata që jemi mësuar të shohim në jetën e përditshme, gaboheni. Dhuratat speciale që David Luiz u ka bërë shokëve të skuadrës kushtojnë 40 mijë euro, ndërkohë që për vete dhe për presidentin kanë qenë të personalizuara dhe vlera ka shkuar afro 100 mijë euro. Këto lloj çelësash janë në formën e byzylykut dhe në to mund të integrohet programi për të hapur dyert e makinave luksoze si “Ferrari”, “Bugati” dhe “Mercedes”. Këto lloje çelësash janë të lara me ar dhe përbëhen prej filtra karboni, ndërkohë që për ta prodhuar një prej tyre duhet më shumë sesa 70 orë.
E besoni apo jo, por ky ishte titulli i parë për David Luizin me fanellën e Çelsit. Më parë ai kishte fituar Champions-in dhe trofe të tjerë, por kurrë kampionatin në Angli. I lumturuar nga ky fakt, ai vendosi të bënte këto dhurata të çmendura. Për vete dhe për presidentin Abramoviç çelësat e makinës kanë qenë të personalizuar.
Për numrin një të ekipit, ai ka menduar t’i bëjë dhuratë një edicion të limituar të përbërë me meteorë. Për vete, ka vendosur disa diamante dhe ka shkruar “Zoti është i madh. DL”. Të gjithë futbollistët e Çelsit kanë pozuar foto me dhuratat speciale të marra nga David Luizi.