Shkup, 13 dhjetor – Të fokusohemi në zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve dhe të shikojmë që vendi të ecë përpara, në vend që të komentojmë këtë shou real. Kjo as do të japë vlera e as do t’i sjellë diçka të mirë shtetit. Kështu lideri i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski e komentoi videon e djeshme të Nikolla Gruevskit nga Budapesti që u publikua në media.
Mickoski sot gazetarët i dërgoi që direkt ta pyesin Gruevskin lidhur me logjistikën e tij në Budapest, përdorimin e një makine me shofer personal dhe frekuentimin e restoranteve elitare.
“Duhet që të pyesni Gruevskin për këtë. Supozoj se do të keni përgjigje përkatëse. Personalisht, si Hristijan Mickoski dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, nuk kam koment dhe as që jam në dijeni se cili është automjeti apo kush është shoferi”, theksoi Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas ndarjse së çmimeve për 100 kompanitë më të mira nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Mickoski theksoi se deri tani nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi dhe as që ka pasur dijeni se dikush nga partia e tij është takuar me Gruevskin.
Në pyetjen nëse VMRO-DPMNE-ja do ta përkrahë Ligjin për amnisti Mickoski e konfirmoi qëndrimin se “partia do të qëndrojë pas çdo vendimi që do të nënkuptojë vendim për persona që janë nën përndjekjen politike të kësaj qeverie”.
Lidhur me politikën aktuale, Mickoski e quajti “shkruaj, fshi” dhe pa reforma strukturore.