E ardhmja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi ende është në pikëpyetje. Pasi dështoi të tregoi vetën te Inter, argjentinasi u huazua te PSG dhe është në formë të shkëlqyeshme, transmeton portali arbresh.info, përcjellë gazeta Koha. Gjiganti francez është duke u munduar ta kompletojë transferimin e sulmuesit nga klubi italian, mirëpo derisa Icardi ta pranojë transferimin, kjo marrëveshje nuk mund të arrihet.
Sipas La Repubblica, Icardi është duke punuar kundër planeve të “Neurazurëve”. Argjentinasi dëshiron transferimin në Juventus në fund të sezonit, pasi “Zonja e Vjetër” më herët ka pasur interesim për lojtarin. Icardi këtë sezon ka qenë i pazëvendësueshëm te “Parisienët” duke shënuar 17 gola dhe kontribuar me dy asistime.