“Icardi të shkojë në ferr”

Napoli raportohej se i kishin dhënë ultimatum Icardit deri të enjten për ta pranuar ofertën e tyre, gjë që ka bërë që Careca ta godasë me kritika dhe fjalë sulmuesin e Interit për pritjen e tij nga klubi.

“Ende jemi duke pritur përgjigjen e tij? Nëse ai nuk dëshiron të vijë, le të shkon në ferr”, tha 58 vjeçari për Il Mattino. “A e ka kuptuar ai çfarë klubi është Napolit, çfarë qyteti është San Paolo, kush janë tifozët Azzurri?”.

“A e ka kuptuar ai që të shënosh gola me këtë fanellë nuk është vetëm pasuri botërore? Nëse ai nuk dëshiron të vijë, më mirë mos të vijë. Nëse do të ishte si Napoli, nuk do ta harxhoja asnjë sekondë me të”.

Ai ka folur edhe për MIlik që është numri 9 i momentit në Napolit, për të cilin braziliani ka shumë pritje.

“Napoli tashmë e ka një numër 9 të mirë. Milik mund të shënoj 30 gola. Ai pozicionohet mirë, ai i përfundon mirë aksionet dhe di të lëviz përpara”.