Me një mesazh të postuar në profilin e tij në Instagram, sulmuesi dhe kapiteni i Inter-it, Mauro Icardi, i ka thënë “mjaft racizmit”. Një ditë pas ndeshjes kundër Napoli-t, e njollosur jashtë fushe për vdekjen e një tifozi në përleshjet mes dy tifozerive dhe brenda fushe nga fyerjet raciste ndaj mbrojtësit të Napoli-t, kalidou Koulibaly, Icardi ka postuar një fotografi të bërë gjatë ndeshjes së të mërkurës, ku shfaqet duke përqafuar senegalezin.
“Jam i zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur në San Siro. Duhet t’i themi mjaft racizmit dhe diskriminimit”, ka qenë mesazhi i Icardi-t.