Icardi rrëfen si lindi marrëdhënia me gruan e shokut

Futbollistët Mauro Icardi dhe Maxi Lopez dikur ishin miq, por gjithçka përfundoi në vitin 2013 kur Wanda Nara që ishte e martuar me sulmuesin e Torinos, zgjodhi të lidhej me futbollistin e Interit. Së fundmi, Icardi, i cili tani është i martuar me Naran, ka rrëfyer se si ka filluar gjithçka ndërmjet tyre.

“Një ditë para se të nisesha për turneun amerikan, më erdhi një mesazh nga Wanda. Isha i befasuar, sepse zakonisht flisja me Maxin, jo me të. Ajo më kërkoi që t’ia blija një iPad të ri në SHBA që asokohe nuk ishte në shitje në Itali. Ai moment, sidoqoftë, më bëri të mendoj nëse dëshironte Wanda vërtet tabletin, apo po kërkonte thjeshtë një justifikim që të kontaktonte me mua?”– ka thënë Icardi.

Më pas ai është shprehrur: “Kur u ktheva në Milano, një nga gjërat e para që bëra ishte që të ritakohesha meWandan. Duke qenë se duhej t’ia jepja iPad-in e ri, ky ishte një justifikim i përsosur. Ne i shkruam njëri-tjetrit disa herë dhe asokohe filluam të flisnim më lirshëm.

Ajo më shkroi: ‘Mauro, ne (Maxi Lopez dhe ajo) po shkojmë të shëtisim në ishujt Aeolian, me Gonzalo Bergession dhe gruan e tij. Pse nuk vjen me ne? Padyshim që doja. Ndërsa isha vetëm në katin e dytë të anijes, i shtrirë në krevat dhe dëgjoja ‘reggae’, Wanda erdhi papritur dhe u ul pranë meje, pa kurrfarë sikleti. Asokohe, lidhja e saj me Maxi Lopezin po përfundonte”.