Mauro Icardi po kalon një nga momentet më të vështira të Interi që pas transferimit në vitin 2013 nga Sampdoria.
Argjentinasi nuk shënon në Serie A në gjashtë ndeshje radhazi. Duket se numrin 9 e kanë turbulluar zërat e merkatos, teksa dhe rinovimi i kontratës me Interin ende nuk po i vjen nga zikaltrit. Kapiteni gjithmonë i është përgjigjur kritikave dhe momenteve të vështira me gola në fushë, por tani numrat janë kundër tij.
Nëse e përjashtojmë Kupën Italiane, ku ai shënoi kundër Lazios me penallti, Icardi nuk shënon ne gjashtë ndeshje në Serie A. Për t’u kthyer në ndeshjen e fundit ku ai dërgoi topin në rrjetë është data 15 dhjetor kundër Udineses. Tifozët e Interit shpresojnë që Icardi të rikthehet në formën e tij më të mirë për të ndihmuar skuadrën të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.