Mauro Icardi është nisur për në kryeqytetin francez Paris. Sulmuesi argjentinas së bashku me bashkëshorten Wanda Nara do të udhëtojnë drejt Parisit për ta kompletuar huazimin te PSG.
Kampionët e Francës do ta huazojnë lojtarin nga Interi për një vit ku do ta kenë të drejtën e blerjes për 70 milionë euro.