Mauro Icardi raportohet se është optimist se Interi do ta rikthejë në qendër të vëmendjes nëse “Nerazzurrët” nuk arrijnë ta transferojnë Edin Dzekon nga Roma. Antonio Conte deri tani ka refuzuar t’i japë një shans të dytë sulmuesit, pas vendimit të klubit për t’ia marrë atij shirtin e kapitenit, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta KOHA.
Në ndërkohë, “Nerazzurrët” kanë sjellur Romelu Lukakun si 9-shin kryesor dhe po punojnë gjithashtu edhe për Edin Dzekon. Sidoqoftë, Dzeko ende mbetet lojtar i Romës, me boshnjakun që është ftuar nga “Giallorossët” për miqësoren kundër Arezzos të shtunën.
Argjentinasi poashtu ka dështuar të sigurojë një transferim te ndonjë klub, dhe tani “Sky Sports” që po raporton se lojtari është i bindur se Conte do të detyrohet ta mbajë atë nëse nuk arrin ta transferojë Dzekon.