Edhe pse derbi-t e fundit të Milanos kanë qenë zbavitës, si gjithmonë, atyre i ka munguar përballja e lojtarëve të mëdhenj në fushë, e cila tani duket se është kthyer. Ndeshja e së dielës, padyshim, që mbi të gjitha do të jetë një ndeshje midis skuadrave, por këtë herë, do te shohim gjithashtu një përballje individuale midis Icardi-t dhe Higuain.
Në fakt, mund të thuhet se ky derbi i ka të gjitha gjërat për të qenë më i miri në vitet e fundit, duke parë që të dyja skuadrat janë përmirësuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë verë. Përveç kësaj, ky derbi padyshim që do të jetë më emocionuesi.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët e rinj, por gjithashtu edhe me përballjen interesante midis Icardi-t dhe Higuain. I pari ka luajtur për Interi-n që nga 2013-a dhe deri tani nuk është përballur kurrë me një sulmues të kalibrit të tij në një derbi.
Duke parë se edhe argjentinasi i kuqezinjve, ashtu si ai i zikaltërve, ka treguar një formë të mirë ndeshjet e kaluar, golat nuk duhet të mungojnë në derbi.
Derbi-t e fundit kanë qenë zhgënjyes për Milan-in, me Icardi-n që ka qenë vendimtar për Interi-n. Kuqezinjve, në fakt, u ka ka munguar një finalizues (me përjashtim të Cutrone sezonin e kaluar). Prandaj, tani që të dyja skuadrat janë në të njëjtin nivel në këtë aspekt, nuk do të ketë shumë dallime midis tyre.
Tani, shumë gjëra do të varen tek cilësitë taktike të Spalletti-t dhe Gattuso-s, të cilët e kanë treguar se mund t’i bëjnë ballë presionit dhe të mos dorëzohen, edhe pse ndonjëherë kanë marrë rezultate zhgënjyese. Gjithsesi, të gjithë e dimë se çfarë do të thotë derbi: pasion. Dy skuadra që ndeshen për titullin e qytetit, a ka diçka më të bukur se kjo?