Inter-i që ka harruar të fitojë (më 3 dhjetor ka qenë gëzimi i fundit kundër Chievo-s) po përgatitet për t’u ndeshur me Bologna-n në kampionat. Trajneri Spalleti ka një arsye për të buzëqeshur, duke parë se Mauro Icardi është kthyer të punojë me grupin dhe mund të konsiderohet plotësisht i rikuperuar për ndeshjen e të dielës.
Pasi ka zgjidhur problemet muskulore që e kanë lënë jashtë ndeshjes së kampionatit me Crotone-n, Maurito është gati të rimarrë një fanellë si titullar në qendër të sulmit zikaltër dhe të vazhdojë gjuetinë e tij ndaj një objektivi të veçantë.
Nga 5 janari, kur shënoi golin e avantazhi të përkohshëm në Firence, Icardi ka shkuar në kuotën e 99 golave në Serinë A dhe kundër kuqebluve mund të shkojë në 100. Përveç dëshirës për revansh pasi ka munguar në ndeshjen e tij të parë në këtë kampionat, kapiteni zikaltër do të mund të mbështetet edhe te statistikat e tij. Në fakt, në këtë sezon nuk ka ndodhur kurrë që ai të mos gjejë golin në tri ndeshje radhazi. Pasi nuk ka shënuar kundër Roma-s dhe Spal, Icardi është gati të rikthehet në rrugën e golit kundër Bologna-s.