Icardi i tepërt te PSG, Tottenham gati ta transferojë

26

Mauro Icardi nuk do të qëndrojë gjatë te Paris Saint Germain. Arsyeja kryesore është fakti që ai nuk luan rregullisht pa llogaritur edhe raportet jo të mira që ka prej kohësh me Lionel Messin.

Për bomberin argjentinas është hedhur në sulm Tottenham që po kërkon një lojtar goli pasi Harry Kane vijon të insistojë për t’u larguar ndaj dhe Dr. Sportiv, Paratiçi ka shënjestruar Icardin.

Për një operacion të tillë duhet pritur vera e ardhshme por nuk përjashtohet që “Spurs”-at të investojnë në Janar për të shmangur konkurencën në rritje për sulmuesin argjentinas.