Mauro Icardi debutoi me ekipin e PSG-së në ndeshjen e fituar 1-0 ndaj Strasbourg-ut. Goli i Neymarit në minutat e fundit të sfidës i dha 3 pikë me vlerë skuadrës së tij. Argjentinasi u hodh në fushën e lojës në minutën e 63′, por nuk la gjurmë.
Ai reagoi pas ndeshjes me anë të një postimi në Instagram. 26-vjeçari shkruan: “Shumë i lumtur për pikët dhe fitoren“, – duke postuar 3 foto, ndër të cilat nuk harroi as golashënuesin Neymar.