Mauro Icardi është kthyer në kampionat, gjithashtu. Pas një goli të shkëlqyer kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, një javë më parë, sulmuesi argjentinas është “zhbllokuar” edhe në Seria A për këtë sezon, duke shënuar ndaj Fiorentinës. Rruga e rrjetës prej tij, megjithatë, u gjet vetëm nga penalltia.
Goli i Icardit ishte vendimtar për Interin, sepse prishi ekuilibrin fillestar në një lojë të komplikuar. Por, veçanërisht, goli pati vlera psikologjike për vetë kapitenin zikaltër, që kurrë nuk kishte mbetur thatë për 5 javët e para të kampionatit.
“Rrjetet sociale dhe gazetat të flasin më pak. Unë kam 120 gola prapa shpinës sime, nuk jam i shqetësuar në lidhje me këtë. Isha i qetë”, – siguroi Icardi pas ndeshjes. Sulmuesi argjentinas shërbeu mjaft mirë për D’Ambrosio, ishte vendimtare në ndihmën që dha për goln e fitores së Interit: “D’Ambrosio ishte i mirë në driblimin e kundërshtarit të tij, unë vetëm e mbështeta dhe ai shënoi”.
Icardi foli shkurt, por qartë; u fokusua vetëm tek Interi, kur u pyet në lidhje me rinovimin e kontratës: “Çdo vit më pyesin për këtë gjë, por jam i qetë. Vazhdoj të bëj punën time. Klubi dhe gruaja ime duhet të flasin mbi këtë temë”.