Mesazhi është i qartë, zikaltërit kanë rigjetur dëshirën për fitore.Një ogur i mirë ky për duelin e Allianz Stadium ndaj Juventusit me të fundit përballje mes palëve që daton 7 muaj më parë në San Siro, pikërisht arena nga e cila Muaro Icardi dilte mes lotësh i zëvendësuar nga Spalletti në minutën e 85-të(kur rezultati ishte 2-1 për Interin ndërsa ndeshja përfundoi 2-3). Tashmë ndryshon skena por elementët janë të njëjtë, me argjentinasin që do të tentojë të marrë shpagimin e lotëve të derdhur në atë mbrëmje prilli.
Cristiano Ronaldo është një futbollist me karakter dhe personalitet shumë të fortë. Eshtë mishërimi i sulmuesit në kërkim të golit me një rrezikshmëri fatale, citohet të ketë thënë Spalletti pas barazimit me Romën.
Por sidoqoftë portugezi përballë do të ketë njeriun që konfirmohet në vazhdimësi, Mauro Icardin. Nderimi më i fundit i sulmuesit argjentinas ndodhi me dhënien e çmimit nga ana e kolëgëve të tij, duke e vlerësuar në këtë mënyrë për sezonin e zhvilluar dhe realizimin e 29 golave. Gran galaja vjetore në Itali pa pikërisht atë si triumfuesin e lojtarit të vitit dhe autorin e golit më të bukur.
Jam shumë i lumtur që u përzgjodha lojtari i vitit, por mendoj se ndonjëherë flitet më shumë se çduhet për mua, gjithsesi jam i lumtur me punën time më atë që po bëj, deklaroi sulmuesi që e nisi edicion me një ngërc. Por Kapiteni ja doli të linte pas bllokimin duke shkuar tashmë në kuotën e 118-të golave në 198 ndeshje në total me fanellën e Interit. Ndërkohë në kampionat Maurito pas 11 sfidave shënon 8 gola, 2 më pak nga CR7-ta dhe Piatek. I ka shënuar Spal, Milanit, Lazios, Atalantës dhe Romës duke kursyer vetëm Frosinonen nga goli i tij. Kjo për faktin se ndaj tyre luajti vetëm për 13 minuta. Repertori i ngjeshur i golave shton vlerësimin për të dhe vetëvleresimin për organikën zikaltër tashmë në prag të sfidës ndaj bardhezinjve të Juves.