Fitorja 5-0 ndaj Sampdorias i ka dhënë besim të ri Interit, i cili është vendosur në rrugën e duhur për të arritur qëllimin kryesor sezonal: Ligën e Kampionëve. Një qëllim themelor dhe i domosdoshëm, gjithashtu, për të ardhmen e Mauro Icardi. I lënë jashtë listës së skuadrës së Sampaolit, bomberi argjentinas do të përqendrohet vetëm tek Interi në këtë pjesë finale të sezonit. Duke filluar nga derbi, pas të cilit mund të mbërrijë rinovimi i kontratës. Marrëveshja e re e Icardit është një prioritet për Interin, drejtuesit e të cilit nuk duan të presin fundin e sezonit për të konkoluduar në këtë drejtim. Për këtë arsye, liderët e Interit kanë ndërmend t’i përshpejtojnë menjëherë negociatat, pas sfidës vendimtare me Milanin. Në qendër të gjithçkaje nuk do të jetë një zgjatje aq e gjatë kohore e kontratës (nga 2021 deri më 2022), por më tepër vlera e klauzolës së zgjidhjes së saj, e cila aktualisht është 110 milionë euro, shumë e ulët, duke marrë parasysh standardet aktuale të merkatos së futbollit.
Sipas “Corriere dello Sport”, Inter do të donte ta rriste klauzolën e lirimit të argjentinasit në 160 milionë euro, për t’u përballur kësosoji me “sulmet” e klubeve të mëdha europiane. Por, agjentja, që është edhe gruaja e Icardit, Wanda Nara, nga ana tjetër, do që ta shtyjnë rregullimin e angazhimit. Kërkesa është 8 milionë euro në sezon, një shifër që do ta bënte Icardin, sulmuesin më të paguar të Seria A. Megjithatë, pika e fillimit të bisedimeve është 6.5 milionë, me Interin që nuk do të donte të shkonte përtej 7 milionëve në vit. Impresionet janë ende pozitive, gjithashtu, për shkak të ofertave konkrete nga klubet e larta, por që ende nuk kanë mbërritur në “Corso Vittorio Emanuele”. Dhe me Kupën e Botës në rrezik pjesëmarrjeje, Interi është e vetmja siguri e vërtetë e Icardit.