Mesfushori tetovar, Agim Ibraimi ka ndërprerë zyrtarisht kontratën me Domzhalen dhe tashmë është një futbollist i lirë. Disa sezone më parë, 30-vjeçari ishte shumë pranë transferimit te Partizani, por kërkesa e lartë financiare kanë bërë që të kuqtë të heqin dorë nga transferimi.
Pas “divorcit” me Domazhalen, mesfushori tetovar është duke shqyrtuar ofertat e mbërritura drejt tij. Ibraimi e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Shkëndijës, aty ku ekziston mundësia që të rikthehet sërish pas plotë 12 viteve, edhe pse për të interesohet edhe skuadra arabe e Al Itihad, që aktualisht udhëhiqet nga strategu kroat, Slaven Biliç.
Kjo skuadër nuk po kalon aspak momente të mira në elitën e futbollit arab, ndërsa dëshira e tyre e madhe është që të transferojnë futbollistin tetovar, i cili do i ndihmonte ata në luftën për mbijetesë.