Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovich ka bërë të ditur se sezonin e ardhshëm do të transferohet në kampionatin amerikan të futbollit tek skuadra e Los Angeles Galaxy. Lajmi është konfirmuar nga e famshmja “ Fox Deportes “. Sipas këtij kanali të famshëm është parashikuar se kjo do të jetë kontrata më e suksesshme në karrierën e tij profesionale. Gjatë këtij sezoni 35 vjeçari po bën një performancë shumë të mirë tek Manchester United, por akoma nuk e ka rinovuar kontratën me anglezët. Ky fakt të bën të mendosh se me shumë gjasa ai do ti bashkohet këtij ekipi në të cilin janë aktivizuar lojtarë të tjerë me emër si Steven Gerrard dhe David Beckham.
Deri më tani Zlatan Ibrahimovich numëron 41 takime me “ Djajte e Kuq ” në të cilat ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 9 asiste për shokët e skuadrës, statistika të shkëlqyera këto duke marrë parasysh edhe moshën e madhe të tij. Para pak kohësh drejtuesit e Manchester United i ofruan zgjatjen e kontratës golashënuesit të mirënjohur, por e ka refuzuar atë sepse do të provoje një eksperiencë të re tek Los Angeles Galaxy .
Ibrahimovich do të transferohet në Amerikë
Leave a comment