Rikthimi i Zlatan Ibrahimovicit në Milan – tani nuk është vetëm lajm, pasi kjo ide po fillon të merr formë. Sipas raportimeve nga Sky Sport 24, sot pati një takim mes Mino Raiola dhe Zlatan Ibrahimovic në Milano, përcjell GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
Mino Raiola është agjent i Ibrahimovicit dhe ai u takua me suedezin për të biseduar për një rikthim të sulmuesit tek Rossonerët. Ibrahimovic është larguar nga MLS dhe tani po kërkon të vazhdojë karrierën në Evropë. Sipas Sky Sports, fizibiliteti i transferimit është duke u vlerësuar dhe nuk duket i pamundur.