Sa më e vjetër të jetë vera, aq më e mirë është shija e saj. Një shprehje e tillë përdoret rëndomë dhe për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Një thënie shumë klishe për suedezin që po thyen rekorde në kampionatin amerikan të futbollit. Gjiganti i sulmit të Los Angelos Galaxy ka arritur të realizojë dy gola të tjerë në ndeshjen e luajtur sot në orët e para të mëngjesit.
Ibrahimovic udhëhoqi ekipin e tij në fitoren 3-0 kundër Vancouver-it. Ai hapi serinë e golave që në minutën e 4′ duke kaluar Galaxy-n në avantazh me anë të një penalltie. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pavarësisht tentativave të tjera dhe formës së mirë të suedezit. Në 45 minutat e tjera, 36-vjeçari shpalosi të gjithë arsenalin në shënimin e golit të dytë. Elasticitet, driblime dhe një gjuajtje e fortë dhe e saktë duke pushuar topin në rrjetë. Përfundimisht, ky njeri është i çmendur. 24 ndeshje, 20 gola për të!
Pas një krizë me 6 ndeshje pa fitore, ekipi i Ibrahimovic-it është kthyer në rrugën e duhur, pasi ka fituar dy takimet e fundit. Sulmuesi suedez është i dyti në listën e golashënuesve të MSL. Vendin e parë e mban sulmuesi Martinez i Atalanta United me 30 gola. 10 rrjeta të përshëndetura më shumë se legjenda e gjallë e futbollit botëror.
Three goals.
Clean sheet.
Three points. pic.twitter.com/q48shEAtm3
— LA Galaxy (@LAGalaxy) September 30, 2018