Sulmuesi kontravers Zlatan Ibrahimovic e ka komentuar çmimin më të diskutueshëm të dhënë nga FIFA, atë të ‘Golin më të mirë të vitit’. Në mbrëmjen e ‘FIFA Best Awards’, befasisht çmimi i Puskas iu dha Mohamed Salah ndërsa Ibrahimovic e ka konfirmuar gabimin e shtëpisë më të madhe të futbollit botërorë. I pyetur se a e meritoi sulmuesi egjiptian çmimin, Zlatan tha: ”Jo. Mendoj që Cristiano Ronaldo shënoi një gol të bukur. Nuk i pashë kandidatët tjerë, por asnjë gol i imi nuk ishte aty dhe nuk më interesonte”.
"I didn't see the candidates. If my goal was not there I'm not interested." – @Ibra_official on the Puskás Award 😂 pic.twitter.com/6QyijKgoAn
— LA Galaxy (@LAGalaxy) September 27, 2018