Në ndeshjen kundër Sporting KC, të cilën LA Galaxy e fitoi me rezultatin 7:2, Ibrahimovic shënoi tre herë. Me këtë fitore, Galaxy ka heshtur kritikët, pasi rrit në maksimum gjasat për një kualifikim në fazën ‘Play Off’, gjë që nuk e kishte bërë sezonin e kaluar.
Sfida kryesore për Ibrahimovic dhe skuadrën e tij do të jetë faza e ‘Play Off’, e me paraqitjen e treguar dje, ata kanë bërë të ditur se janë më shumë se gati për këtë sfidë. Kujtojmë se këtë sezon, LA Galaxy pati një ecuri të tmerrshme, kur nga maji, në 21 ndeshje morën vetëm 22 pikë.
Zlatan wasn't done. #LAGalaxy's 7️⃣th goal was good for ANOTHER @Ibra_official hat trick 🦁🎩 pic.twitter.com/mOHqEZnJPY
— LA Galaxy (@LAGalaxy) September 16, 2019