Mosha për të është thjesht një numër. Kur bëhet fjalë për Zllatan Ibrahimoviç atëherë asgjë nuk është e pamundur. Suedezi e ka kthyer kampionatin amerikan në një lojë fëmijësh teksa nuk ndalet së shënuari. Sulmuesi ishte protagonist në fitoren 2-1 të skuadrës së tij, Los Anxhelos Galaksi ndaj Hjuston Dinamo.
Zllatan shënoi nga pika e bardhë, golin që zhbllokoi shifrat e takimit. Një gol i thjeshtë ky duke menduar koleksionin me mënyrat e ndryshme të golave që ka realizuar suedezi në karrierën e tij. Ky ishte goli i 7 sezonal për bomberin, teksa në total Inë kampionati amerikan, Ibra ka shënuar 29 gola në 32 ndeshje.
Statistika fantastike të cilat vërtetojnë se suedezi nuk e humbur nuhatjen e golit por në zonë mbetet një gjahtar i vërtetë. Pas kësaj fitoreje skuadra e Ibras renditet në vendin e dytë teksa me 37-vjeçarin në ekip, objektiv mbetet titulli kampion.