Mediat spanjolle kanë publikuar lajmin sensacional rreth të ardhmes së Zlatan Ibrahimovicit.Sipas Cadena COPE, sulmuesi veteran mund t’i bashkohet gjigantit madrilen Real Madrid në afatin kalimtar të dimrit, përcjell Insporti, transmeton gazeta KOHA. Reali po kalon në krizë të rezultateve, ku aktualisht ndodhet në ecurinë më të dobët në 17 vitet e fundit.Largimi i Cristiano Ronaldos drejt Juventusit ka bërë që të mbetet boshllëk i madh në sulmin e ‘Los Blancos’, dhe tani Ibrahimovic konsiderohet si opsion serioz.
Cadena Ce shkruan se Reali tashmë po konsideron një lëvizje në afatin e janarit për superyllin suedez.“Reali dëshiron një sulmues dhe po studion mundësinë e nënshrkimit me Zlatan Ibrahimovic në afatin e dimrit”, ka pohuar gazetari Manolo Lama i programit Tiemp de Juego.
Kujtojmë se Ibrahimovic në të kaluarën ishte pjesë e rivalit të madh te Realit, Barcelonës, por kjo vështirë se do t’ia pengonte atij një kalim në Real Madrid, kur merret parasysh se në Itali ai ishte pjesë e Milanit, Interit dhe Juventusit.37-vjeçari me LA Galaxy në 26 paraqitje gjithsej ka shënuar 22 gola.Kurse, me Barcelonën ka realizuar 16 gola në 29 paraqitje në dy sezone.