Zlatan Ibrahimovic është zakonisht një lojtar i ashpër dhe kërcënues në fushë, por jo gjithmonë është i tillë. Në ndeshjen që La Galaxy e fitoi 3-0 ndaj Seattle Sounders, ai mbeti i surprizuar nga një vajzë 7-vjeçare që këndoi himnin kombëtar të Amerikës në fillim të sfidës.
25000 persona ishin të pranishëm gjatë këtij takimi, ku mbetën të habitur nga përformanca e vogëlushes Malea Emma. Sulmuesi suedez u fokusua nga kamerat ndërsa buzëqeshte dhe duartrokiste për vajzën e vogël, e cila tashmë kishte ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit me paraqitjen e saj mahnitëse. Ish-ylli i Manchester United, i PSG-së, Juventus dhe Barcelonës sapo nisi loja i dha avantazhin skuadrës nga pika e bardhë, në minutën e nëntë. Golin e dytë e realizoi Kamara (60’) dhe të tretin Boateng (52’).