Zllatan Ibrahimoviç për momentin është i fokusuar në Amerikë, aty ku po shënon ndeshje pas ndeshje me skuadrën e Los Angelos Galaxy. Megjithatë, gjiganti suedez nuk e ka harruar të kaluarën e tij në kampionatet europiane dhe veçanërisht te Mançester Junajtid. Së fundmi, sulmuesi i ka shkelur syrin Djajve të Kuq, duke u shprehur se nëse kanë nevojë ai është aty. Ndërkohë, Ibrahimoviç shtoi se e ndjek nga afër situatën te Mançesteri.
“ E kam gjithnjë një sy në atë se çfarë ndodh me situatën te Djajtë e Kuq. E pashë ndeshjen e tyre të fundit ndaj Kristal Palas, nëse Rashford shënonte penalltinë atëherë ndeshja do të kishte një tjetër përfundim. E kam treguar se mund të luaj thjeshtësisht në Premier League, kështu nëse Mançester Junajtid ende ka nevojë për mua, unë jam këtu.
Në Europë e ka kam kryer punën time. E kam shijuar atë eksperiencë, kam fituar 33 trofe dhe tani shpresoj të fitoj këtu në Amerikë. Do të shohim kur aventura ime të përfundoj. MLS është një kampionat tërheqës dhe në rritje. Sepse të jesh mes turneve më të rëndësishëm futbollistik duhet kohë, por mundësitë janë”, u shpreh Ibra.