Zlatan Ibrahimovic, ylli i LA Galaxy, e ka treguar unin e tij të papërsëritshëm si futbollist dhe njeri përsëri, në rrjetet sociale. Bomberi suedez ka publikuar një montazh në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën paraqitet në një pikturë pranë Mbretëreshës Silvia të Suedisë…, duke zënë vetë “postin” e mbretit Carl XVI Gustaf të Suedisë.
Ky imazh shoqërohet nga Ibra me fjalën “Zweden”, duke dashur ta prezantojë veten si “mbret” në Suedi. “Zweden” është një lojë fjalësh mes Zlatan dhe Suedi, që nëkupton një qasje të drejtpërdrejtë, se ai është mbreti i vërtetë suedez.