Ai është 35 vjeç, por është shumë e vështirë ta kuptosh vetëm duke e parë në fushë. Zlatan Ibrahimovic është një nga arsyet kryesore pse Manchester United po rimerr veten pas një sërë rezultatesh negative, sepse – përveç peshës së tij në fushë – ai është motivues edhe në dhomat e zhveshjes. Nxitur nga ky fakt, klubi anglez ka menduar t’i ofrojë një detyrë të re suedezit, në mënyrë që ta mbajë gjatë në “Old Trafford”, shkruan britanikja “Daily Star”. Sulmuesit i përfundon kontrata në vitin 2018 dhe Jose Mourinho do të përpiqet ta bindë për të punuar si lojtar-trajner. Pra, Ibrahimovic do të jetë pjesë e stafit teknik të “Djajve të kuq”, diçka që nuk ndodh për herë të parë në Premier League. Këtë sezon ish-lojtari i skuadrave si PSG, Milan, Barcelona, Inter dhe Juventus ka shënuar 11 gola në kampionat, më shumë se dyfishi i çdo lojtari tjetër të skuadrës. Ai mund të bëhet një legjendë në Manchester.