Ibrahimovic afër golit të 500-të të tij në karrierë

Zlatlan Ibrahimovic e ka çuar numrin e golave të tij në karrierë në 499 pasi realizoi ndaj Los Angeles FC në derbin lokal për skuadrën e tij LA Galaxy.

Ibrahimovic kështu ju afrua numrit jubilar të 500 golave të tij në karrierë, duke ndihmuar ekipin që të nxjerrë një pikë ndaj rivalit lokal.

Në një karrierë ku përfshihen periudha te Manchester United, PSG, Milani, Barcelona, Interi dhe Juventusi, Ibrahimovic duket se është afër një arritje jubilare.

Ai hapi llogarinë e golave pas 15 minutash lojë në Stubhub Center të stërmbushur.

Sulmuesi 36 vjeçar e goditi lehtë topin dhe e çoi në drejtim të portës, duke kaluar vijën fatale. Së pari gjyqtari nuk pranoi golin, por një video rishikim mundësoi që goli të pranohej.

Ekipi i Ibras nuk ishte në gjendje të mbante epërsinë pasi tashmë seria pa fitore u zgjat në pesë ndeshje.

Ishte Carlos Vela ai që shënoi gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së parë për të barazuar rezultatin e ky rezultat mbeti përfundimtar.

Rezultati e lë Galaxyn në vendin e pestë të Konferencës Perëndimore dhe pesë pikë prapa vendit të dytë, rivalit lokal, Los Angeles FC. /Telegrafi