Kandidati i BESËS për komunën e Çairit, Zeqirja Ibrahimi ka dhënë mesazhin e tij pas votimit të sotëm. “Sapo përfundova detyrimin tim qytetar për të votuar. Uroj që këto zgjedhje të kalojnë në mënyrën më të mirë pa asnjë incident dhe shpresoj në mbrëmje të fitojnë ata që janë më të mirë”, ka thënë Ibrahimi.