Ibrahimi: Nuk do ta caktojnë të tjerët fituesin, por shqiptarët

Kandidati për kryetar komune në Çair nga radhët e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ka vlerësuar se balotazhi me kandidatin e BDI-së, Visar Ganiun do të jetë fitore ku shqiptarët nuk do të bëhen pjesë e planit që të tjerët të vendosin fituesin e tyre.

“Të nderuar, më lejoni t’ju falënderoj secilin veç e veç dhe t’ju them se përkundër numrit të votave, që flet për epërsi të vogël të koalicionit LSDM-BDI në Çair, fituesit real të këtyre zgjedhjeve jemi ne: kemi shënuar rritje për gati 2000 vota, ndërsa i kemi vënë në siklet dy parti të pushtetit që të detyrohen të bashkëpunojnë, që të mund të na fitojnë. Përkundër turpit që i ka mbetur BDI-së, që e ka pru punën të tjerët me ia bë fitoren në komuna shqiptare, ne dëshmuam se e kemi mbështetjen e popullit. Ata e kanë prekur plafonin e votave, ndërsa ne jemi fituesit realë të balotazhit me votat e shqiptarëve që jam i sigurt se nuk do të lejojnë të jenë pjesë e planit që të tjerët ta caktojnë fituesin në Komunën e Çairit. Ju faleminderit të gjithëve dhe ju ftoj që të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Çairin”, thotë Ibrahimi në fejsbuk.  Përndryshe, pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale 2017, u pa se në komunën e Çariti në balotazh do të jenë kandidati i BDI-së, Visar Ganiu i cili mori 11.413 vota apo 39.14% kurse i dyti me radhë, me të cilin do të jetë në balotazh në zgjedhjet e 29 tetorit është kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi për të cilin votuan 9.842 qytetarë apo 33.76% e tyre.