Ylli i ri suedez, Alexander Isak, po ecën në gjurmët e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic. Djaloshi ka thyer një rekord 104-vjeçar me kombëtaren skandinave, duke shënuar golin e tij të parë në moshën 17 vjeç e 113 ditë kundër Sllovakisë. Rekordin më parë e mbante Erik Dahlström që në vitin 1912, kur shënoi në moshën 18 vjeç dhe një ditë. Ylli i Manchester Unitedit, Ibrahimovic, e gjeti rrjetën e parë me kombëtaren në moshën 20-vjeçare.
Isak debutoi me Suedinë në miqësoren e së dielës kundër Bregut të Fildishtë (1-2). Sulmuesi, bir i dy prindërve emigrantë, ka luajtur titullar që 16 vjeç me skuadrën suedeze AIK Solna. Pas një dygolëshi në një derbi të kampionatit vendës kundër Djurgarndes IF, shoku i tij i skuadrës, Chinedu Obasi e ka quajtur “Zlatani i ri suedez”. Isak ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e disa klubeve evropiane, përfshirë Real Madridin.