Ibra edhe një vit në Serinë A, por në klub tjetër

27

Pezullimi i përkohshëm i aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së Koronavirusit duket se i ka dhënë kohën e mjaftueshme Zlatan Ibrahimovicit për të përfunduar lojën me petalet e luledeles: të luaj edhe një vit apo të tërhiqem? Të qëndroj në Milano apo të provoj një aventurë të re?

Dilema e parë duket se ka marrë zgjidhje. Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjiganti suedez ka dëshirë të luajë edhe një vit tjetër, para se të varë këpucët në gozhdë, sepse stimujt nuk i mungojnë dhe nuk dëshiron t’i japë fund karrierës me një kampionat të pasigurt si ky. Prioritet i Ibras është klubi kuqezi. Ai ka nënshkruar kontratë 6-mujore me mundësinë e rinovimit  edhe për një vit tjetër dhe së shpejti do të nisë bisedimet me Gadzidis, që ka një strategji të tijën, ndryshe nga klubi (kërkon futbollistë të rinj të talentuar me paga relativisht të ulëta). Fakti që një nga dy “sponsorët” e tij te Milani, Boban, është larguar tashmë dhe Maldini mund ta ndjekë në verë mund ta detyrojë  Zlatanin të kërkojë një skuadër të re, po në Serinë A.

Cilat janë opsionet në rast divorci me kuqezinjtë? Më i mundshëm është Bologna, që e kërkoi edhe në janar (do të shfrytëzonte lidhjen e ngushtë të Ibras me Sinisa Mihajlovicin). Skenarët e tjerë janë, për momentin, të paparashikueshëm, por duke para dashurinë e tij për Milanon, Ibra do të vlerësonte edhe një kthim të mundshëm tek Interi, për të luajtur si zëvendësues i Lukakut. Por kujdes edhe Napolin, pasi De Laurentiis e vlerëson shumë suedezin.

 

Comments are closed.