Iborra i pakënaqur te Leicesteri!

10

Vicente Iborra dëshiron të largohet nga Leicester. Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, mesfushori ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Spanjë, pikërisht te ish klubi i tij, Sevilla. 30-vjeçari la klubin andaluzian në verën e vitit 2017, për të kaluar te Foxes për 15 milionë euro, por duket se asnjëherë nuk është përshtatur siç duhet në kampionatin anglez. Gjatë këtij sezoni, Iborra ka luajtur shumë pak minuta nën drejtimin e trajnerit Claude Puel dhe kjo duket se e ka shtyrë për të kërkuar largimin nga skuadra. Nga ana tjetër, Sevilla është e gatshme ta mirëpresë mesfushorin, por kërkon që ta marrë atë në formë huazimi, me të drejtë blerje.

Comments are closed.