Nuk e di a ka armë më të fortë që të dish se çfarë dëshiron të bësh. Kur del në sheshxhirim dhe aktorët apo pjesa e ekipit të pyesin se çfarë duhet të bëjmë dhe ti saktë e di si ti udhëzosh dhe ti drejtosh. Vetëbesimi dhe ajo që ti e di ndoshta është arma më e fortë…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
Ka lindur në Kumanovë në vitin 1990. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në fshatin Sllupçan, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Sami Frashëri”, Kumanovë. Shkollën e filmit e vazhdoi në Universitetin për arte audiovisuele “ESRA” në Shkup, ku edhe diplomoi në vitin 2013 me filmin “Rrëfimi i fundit”. Studimet pos-diplomike i kreu po në Universitetin “Esra”, ku edhe është emëruar magjistër i arteve, dega regji-filmi, me filmin “TOKA” dhe mbrojtje të temës së shkruar “TO FILM OR NOT TO FILM”. Ka realizuar një numër të madh të filmave të metrazhit të shkurtër. Filmat e tij më të suksesshëm që kanë fituar çmime janë: “Mes parajsës dhe ferrit” (fitues në SWIKOS Basel – film fest); “Rrëfimi i fundit” (Best short film në Internationalfilmmaker festival – NEW YORK) “MyCityScreams” (Filmi më i mirë, regjia më e mirë, montazhi më i mirë, në Festivalin NineEleveven, Prishtinë); Filmi më i ri “TOKA” ka përfunduar këtë vit dhe premierën e ka pasur në DokuFest – Prizren dhe pritet të merr pjesë edhe në festivale të tjera. Në vitin 2015 fiton çmimin “Milingona e Artë” për të arriturat e artit skenik. Filmat e tjerë që pritet të kenë premierë në fillim të vitit tjetër janë filmi “MAJA” dhe filmi “NOTES”. Njihemi më shumë me Ibër Dearin përmes intervistës së realizuar për InfraRed të gazetës KOHA.
KOHA: Ke ndonjë projekt e s’na e ke thënë akoma më duket…?
Këto dy vitet e fundit me shume kam punuar në skenarë! E dini si shkon procesi? Tek ne duhet të konkurrosh që të fitosh. Unë i humba tre vite duke konkurruar çdo vit dhe duke mos gjetur përkrahje, ndërsa këtë vit kam konkurruar për herën e katërt dhe shpresoj që do pranohem. Bëhet fjalë për një projekt FILM i metrazhit të gjatë. Nga lexuesit që e kanë lexuar, është një temë shumë aktuale dhe interesante, t’ju them të drejtën – edhe për mua është njëri nga skenarët që më së shumti e dua. Mezi pres ta bëj film.
KOHA: Gjithmonë të kam parë shumë të dashuruar pas punës që bën, por unë dua të di: A ndjehesh i shpërblyer për të gjithë lodhjen që ti mban për të bërë një publik të qeshë apo të qajë me punën tënde?
Puna me film nuk është punë e lehtë, jo vetëm tek ne por askund në botë. Është një barrë e madhe dhe përgjegjësi. Por si do qoftë pa marr parasysh lodhjeve dhe konflikteve që i kemi ne shesh xhirime dhe ne realizime, në fund nëse rezultati është pozitiv dhe publiku e pëlqen, gjithçka që ka ndodhur me herët harrohet, lodhja transformohet me një energji të mirë pozitive që të motivon të vazhdosh të punosh edhe më shume.
KOHA: Cila është arma jote më e fortë në film/shesh xhirim?
Nuk e di a ka armë më të fortë që të dish se çfarë dëshiron të bësh. Kur del në sheshxhirim dhe aktorët apo pjesa e ekipit të pyesin se çfarë duhet të bëjmë dhe ti saktë e di si ti udhëzosh dhe ti drejtosh. Vetëbesimi dhe ajo që ti e di ndoshta është arma më e fortë.
KOHA: Ti je prezantuar në publikun shqiptar që në moshë më të re. A ndihesh i realizuar për atë që ke sjellë tërë këto vite, apo mendon se ke akoma punë për të bërë?
Akoma nuk kam filluar, deri më sot ka qenë më shume test, prova… do të realizohem atëherë nëse mund të arrijë moshë 100 vjeçare me më shume se 40 filma të gjatë.
KOHA: Nëse do të të duhej të zgjidhje mes një profesioni tjetër ku do të ofrohej një shumë e madhe parash dhe këtë që ke do të thoshin duhet ta bësh pa pagesë, ti cilën do zgjidhje?
Këtë që e kam d.m.th. gati 9 vite e kam pa pagese. Deri me sot kam realizuar të gjithë filmat me vetëfinancim. Me shoke dhe njerëz që më kanë ndihmuar, por asnjëherë nuk kam marr një rroge ose diçka më shumë nga filmi, thjeshtë filmi e dua dhe dua të bëj filma të mirë. Por nëse me ofrohet një punë tjetre që ka më shumë para , sigurish që do ta punoj, do bëj para dhe pastaj do kthehem përsëri të vazhdoj me realizimin e filmave.
KOHA: Kush luan një rol të rëndësishëm në jetën tuaj?
Askush apo asgjë më shume se familja!
KOHA: U bë kohë e gjatë që je pjesë e skenës. Ç’mund të më thuash për këtë eksperiencë aty?
Mendoj se akoma është herët, akoma jam në fillimet e mia dhe duhet shumë më shumë të treguar për një eksperiencë. E di një gjë, se çdo vit e kuptoj se duhet më shumë pune dhe më shumë përkushtim
KOHA: Thonë që artistët nuk lodhen kurrë, dhe gjithë jetën luftojnë për këtë. Ti ç’mund të më thuash?
Nuk lodhet kurrë kur ka çfarë të bëj, unë e di një gjë, kur nuk bëj asgjë jam i vdekur nga brenda, ndihem keq, depresion dhe nuk ka kuptim asgjë. Pikërisht për këtë vazhdimisht mundohem më mirë të bëj diçka se sa të rri kot. Shkolla më e mirë për një artistë është që vazhdimisht të punoj!
KOHA: Ç’do të thotë për ty të jesh person publik?
Sot persona publike janë të gjithë njerëzit që kanë një Facebook dhe mbi 100 likes në post. Kështu që çdo person që tregon publikisht për veten e tij është person publik. Unë dua të jem më shume pas kamerës, pas publikut…
KOHA: Ka pasur raste kur ke shpresuar të mos të të njohin?
Ne jemi vend i vogël, të gjithë njihemi. Dhe e kemi tradite qe te te njohin njerëzit nuk është keq, është e mire.
KOHA: Përditë bëni prova?
Bëjmë prova kur jemi duke punuar ne Teatër! Ose para çdo xhirimi të ndonjë filmi, Provat janë shume të mira.
KOHA: Batutat i merr nga përditshmëria?
Mendoj se PO, së paku mundohemi t’ia përshtat që të duken sa më origjinale dhe interesante.
KOHA: Të ishe ti kryeministër, çfarë do bëje me patjetër për vendin tënd?
Do ta ndryshoja shumë, do të rrisja rrogat, do punësoja shumë njerëz, do ti bëja njerëzit shumë të lumtur, që ta duan vendin dhe të me duan mua!
KOHA: Sa e lehtë është të thuash një të vërtetë duke qeshur?
Shumë më e lehtë se sa për ta thënë duke qenë serioz.
KOHA: A ke dhënë ndonjëherë një lajm të pakëndshëm nëpërmjet një batute?
Disa herë!
KOHA: Dëshira më e madhe që ke për momentin?
Ti kem 1 milion dollarë…
KOHA: Batuta që e thua edhe në jetën e përditshme, cila është?
Zakonisht janë batuta të filmave të huaj. Unë flas me replikat e filmave.
KOHA: A është Ibër natyrë hakmarrëse?
Nuk besoj, deri më sot askujt nuk iu kam hakmarrë!
KOHA: Më thuaj pak, si të ka gjetur ky vit përsa i përket dashurisë?
Me shumë dashuri.
KOHA: I ke vënë vetes objektiva për vitin 2019?
Po, si çdo vit. Të shkruaj dhe të mundohem të bëj filma që unë i dua.
KOHA: Më e rëndësishme për ty është të arrish ato personale, apo profesionale?
Për mua, arritjet personale janë profesionale. Nuk dua ti ndajë. Filmbërja është gjëja më personale për mua.