“Duke u nisur nga prezumimi i pafajësisë për babanë tim. Kjo është skica e një qelie të burgut të Vogheras. Si mund të ruhet distanca e sigurisë?”
Denoncimin e bën Vincenzo Iaquinta, ish-sulmuesi i Juventusit dhe i përfaqësueses italiane (40 ndeshje dhe 6 gol me të kaltrit), që ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram planimetrinë e burgut ku mbahet i dënuar me 19 vite heqje lirie për lidhje me mafien babai i tij. Pyetja e Iaquintas i drejtohet kryeministit të Italise, Giusepe Conte, dhe ministrit të drejtësisë, Bonafede. Çështja e burgjeve në këtë situatë emergjence, është e nxehtë në Itali dhe jo vetëm.
Edhe ish-futbollisti i “Zonjës së Vjetër” është dënuar me dy vite heqje lirie nga gjykata e shkallës së parë për armëmbajtje pa leje.
“Turp, jeni qesharakë,” – do të shpërthente Iaquinta gjatë dhënies së vendimit kohë më parë. – Ne nuk e dimë se çfarë do të thotë “Ndragheta”, as që e kemi idenë në familjen tonë. Më shkatërruan jetën për asgjë, sepse jam kalabrez. Unë kam fituar Botërorin dhe jam krenar për origjinën kalabreze.”