Iannone shijon romancën e re, viziton Venecian me De Lellis (FOTO)

Piloti i Moto GP, Andre Iannone ka lënë tërësisht pas krahëve historinë e tij të dashurisë me modelen Belen Rodriguez dhe po i përkushtohet një tjetër romance. Prej disa javësh Iannone është shfaqur në krah të Giulia De Lellis, me të cilën së fundi ka realizuar edhe një set fotografik në qytetin e bukur të Venecias, teksa çifti janë shfaqur vërtetë të lumtur krah njëri-tjetrit.