Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka bërë publike sot listën e kandidatëve për çmimin “Atleti më i mirë i Vitit 2018”. Në listën e bërë publike nga IAAF janë 10 atletë për secilën kategori, meshkuj e femra. Të drejtën për të votuar e ka Këshilli i IAAF (votat e tij vlejnë 50% të pikëve), anëtarët e IAAF-it (votat e tij vlejnë 50% të pikëve) si dhe fansat (votat e tyre vlejnë 50% të pikëve), që do të kenë mundësi të votojnë përmes rrjeteve sociale. Votimi i hapur do të përfundojë më 12 nëntor, nga ku në finale do të avancojnë 5 kandidatët më të votuar për secilën kategori.
Kandidatët meshkuj
Timothy Cheruyiot (Kenia), Christian Coleman (Usa), Armand Duplantis (Suedi), Eliud Kipchoge (Kenia), Noah Lyles (Usa), Luvo Manyonga (Afrikë e Jugut), Kevin Mayer (Francë), Abderramhan Samba (Katar), Tomas Walsh (Zelandë e Re).
Kandidatet femra
Dina Asher-Smith (Britani e Madhe), Beatrice Chepkoech (Kenia), Sifan Hassan (Holandë), Caterine Ibarguen (Kolumbi), Mariya Lasitskene (Rusi), Shaunae Miller-Uibo (Bahrein), Sanra Perkovic (Kroaci), caster Semenya (Afrikë e Jugut), Nafissatou Thiam (Belgjikë), Anita Wlodarczyk (Poloni).