Ia zuri vendin e veturës: Dy grupe gjuajnë me armë njëri-tjetrin në Prishtinë

206

Sonte tek ‘’Rruga B’’, është raportuar për të shtëna armësh, e që më vonë u konfirmua edhe nga policia. E lidhur me këtë, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje të reja.

“Rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një veture tjetër dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.”

Për këtë ngjarje kanë folur edhe dëshmitarët e rastit, të cilët thanë se e tëra kishte nisur për shkak se njëra nga veturat i ka zënë rrugën tjetrës.

‘’Dëshmitarët kanë thënë se konflikti ka nisur pasi njëra veturë ia ka zënë rrugës një tjetër veturë. Në njërën nga këto vetura kanë qenë 4 persona të cilët e kanë sulmuar tjetrën veturë. Për fat të mirë nuk ka pasur persona të plagosur, menjëherë pas këtij akti grupet që kanë shtënë me armë zjarri janë larguar nga vendi i ngjarjes’’.