Një baba i tërbuar ia preu penisin një djali 15-vjeçar, pasi mendonte se adoleshenti shkonte me vajzën e tij. Jo vetëm kaq, por babai edhe ia nxori sytë adoleshentit. Ngjarja u regjistrua në Pakistan. Babai dhe tre miqtë e tij e rrëmbyen adoleshentin dhe e masakruan. Adoleshenti u dërgua në spital ku mjekët i shpëtuan jetën, por ai mbeti i verbuar. Policia ka nisur hetimet. Adoleshenti u gjet i përgjakur nga një kalimtar, që e dërgoi në spital. Familja e djalit kërkon që autorët të përgjigjen para ligjit.