Ia ndalojnë hipjen në aeroplan për shkak të veshjes (FOTO)

Një pasagjere është ndaluar të fluturojë në avionin Thomas Cook për shkak të veshjes. Asaj i kërkuan që të mbulohej në mënyrë që të lejohej të hypte në avion. Emily O’Connor tregoi se ekuipazhi i tha që veshja e saj ishte e papërshtatshme dhe i kërkuan të vishte një xhaketë. Thomas Cook kërkoi falje duke shtuar se mund ta kishin menaxhuar më mirë situatën. 21-vjeçarja nga Birmingham shtoi se stafi nuk reagoi kur një pasagjer iu drejtua duke i thënë ‘mbylle gojën grua patetike’. Ajo kaloi pa problem sigurinë, kontrollin e pasaportave por hasi problemin brenda në aeroplan ku iu kërkua të zbriste ose të vishte një xhaketë.