Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, doli sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sampdorian, por tema më e nxehtë që ka interes në shtëpinë zikaltër, është ajo e Mauro Ikardit.
ÇFARË I THATË IKARDIT? – Më duhet ta përsëris, për ne ishte një zgjedhje e vështirë dhe e dhimbshme. Në dhomat e zhveshjeve i themi gjërat në sy. Vendimi nuk është kundër Ikardit, por për Interin. Ia thamë dje këtë. Duhet t’i japim llogari edhe tifozëve për vendimet tona. Skuadra vjen e para, jo një lojtar. Ikardi ka krijuar vështirësi në marrjen e këtij vendimi, sepse Mauro është një lojtar i fortë.
GRUMBULLOHET? – Ka një problem për momentin, dhe nuk është në gjendje të luajë. Gjithashtu, edhe Keita duhet të presë disa ditë më shumë.
SULMI NDAJ VANDËS – Shpresoj që keqbërësit të kapen, denoncimi është bërë.
KUR DO KTHEHET IKARDI? – Mesa duket nuk isha i qartë për ju. Gjithçka në lidhje me gjendjen e lojtarëve pasqyrohet nga stafi mjekësor. Kur ta thonë ata që është gati, do të rikthehet.
NDAJ SAMPDORIAS – Është një kundërshtar i paparashikueshëm, të stërvitur mirë dhe me një lojë të qartë. Ka një trajner të mirë që i merr maksimumin ekipit.
MAROTA – Kam respekt absolut për drejtorin, si edhe me Sabatinin. Nuk është e vërtetë që jam kundër tij, edhe pse ju vazhdoni të shkruani diçka të tillë.