I dorëzova burrit tim kenian 25.000 funta, pastaj e zbulova se ai kishte 47 gra të tjera në të gjithë botën, thotë zonja Judith Stillwell, mësuese në pension, 61 vjeçe, e mashtruar nga Don Zhuani i Afrikës. Kjo është një histori e njohur: një gjyshe britanike e cila përmes një bisede të qetë në një site, me një të huaj duke folur për pushime përfundon me dhënien e të gjitha kursimeve të jetës së saj atij.
Por, ish-mësuesja Judith Stillwell, 61 vjeçe, nuk kishte nevojë të udhëtojnë jashtë vendit për të takuar burrin kenian, i cili tradhtojë atë. Ajo kishte takuar Ovi Elia, në një faqe interneti duke menduar se kishte gjetur njeriun ideal. Pas bisedës në website, ata vendosën të takohen personalisht, ku kishte filluar njëherë një lidhje mes tyre e më pas me martesë pas tri vjetëve. Por ajo më vonë zbuloi se burri i saj, i cili bënte udhëtime të shpeshta jashtë vendit për arsye biznesore kishte 47 dashnore të tjera në të gjithë botën. Ajo i kishte dhënë atij rreth 25.000 funta nga kursimet e saj për të financuar shpenzimet e tij, por tani ajo beson se ishte viktimë e manipuluar.
Zotëri Elias më vonë i kishte treguar zonjës Stillwell se ai ishte 62 vjeçar dhe se kur fliste me gra të tjera në site, ju thoshte atyre se quhej Steve dhe ishte 47 vjeçar. Elias fliste me gra nga e mbarë bota. “Unë i besoja atij se po udhëtonte në Dubai për të bërë marrëveshje të pronës, por tani kam zbuluar se ai në fakt ishte duke fluturuar në të gjithë botën për takime me gratë e tjera që të financonin atë, ashtu si unë”, ka thënë zonja Stileweel për Mail Online. “Mendova se kemi pasur një marrëdhënie të vërtetë dhe se kisha takuar partnerin tim ideal.
Por realiteti është se Ovi – apo Steve duket se po bënte një jetë të mirë duke dalë me gratë e tjera si unë. Ai i takon ato në një faqe interneti, ju thotë se ai është i dashuruar dhe pasi që të takohet me to, ju merr para për të paguar shtratin gjatë kohës që janë me atë dhe për udhëtimet e tij”. Zonja Stillwell, e cila u takua me Elias në një faqe interneti dhe më pas u martua me të, kishte punuar në një shkollë fillore dhe ka dy fëmijë të rritur dhe një nip.