Arturo Vidal ndihet i pakënaqur te Barcelona. Mesfushori kilian nuk u aktivizua asnjë minutë në barazimin 1-1 që skuadra tij regjistroi ndaj Valencias. Duket që zemërimi ndaj trajnerit pas zëvendësimit që i bëri ndaj Tottenham në ‘Wembley’ është shtuar edhe më shumë. Qëndrimi në stol në “Mestalla” e ka inatosur tej mase yllin kolumbian, saqë nuk ka hezituar që të ta tregojë këtë edhe përmes një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”.
“Me tradhtarët nuk luftohet, e varin vetën vetë”- ka shkruar lojtari në një postim të bërë në “Instagram” paraditen e sotme, që më pas e ka fshirë. Vidal është grumbulluar me ekipin e tij kombëtar, Kilin, ku ka një rol udhëheqës. Ai do të luajë ndë dy ndeshjet miqësore kundër Perusë dhe Meksikës. 31-vjeçari ka zhvilluar 6 ndeshje deri më tani në tetë javë kampionat, në total është aktivizuar 164 minuta.